Saturday, 7. March 2026
Sport

Milan dhe Juventus në garë për mesfushorin, Pulisiç: Dua të shkoj diku ku mund të luaj

GS 25/06/2023 1 Min. Lesezeit

 

Kristian Pulisiç mund të largohet nga Çelsi këtë verë.

fklf

Milani dhe Juventusi janë të interesuar për mesfushorin i cili ka kaluar një periudhe zhgënjyese katërvjeçare me blutë e Londrës. L’Equipe raportoi sot se Olimpik Lion gjithashtu ka shfaqur interes për 24-vjeçarin.

Duke folur për ESPN përmes TalkSport, Pulisiç deklaroi se: “Është absolutisht kjo kohë kur unë duhet të kuptoj se çfarë do të jetë më e mira për të ardhmen time. Dua të jem diku ku mund të shkoj dhe të luaj, të kem besim dhe të ndihem mirë për atë që po bëj”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: