Milan dhe Roma shkëmbejnë yjet e tyre.
Shkëmbimi i merkatos së janarit!
Merkato e janarit ka nisur dhe disa klube duan te fuqizohen. Mes tyre Milani dhe Roma, që sipas raportimeve të fundit, mund të shkëmbejnë yjet e tyre.
Mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Roma synon transferimin e Rade Krunic nga Milani dhe Giallorosët ia kanë ofruar Rosonerëve kartonin e Spinazzolas si dhe 3 milionë euro.
Te Milan janë në kërkim të përforcimeve për repartin e mbrojtjes dhe janë të hapur ta pranojnë ofertën e Romës.
Bisedimet do të intensifikohen ditët në vijim dhe marrëveshja pritet të arrihet së shpejti.