AC Milani ka shënuar fitore të madhe në shtëpi ndaj Napolit, në kuadër të xhiros së pestë në Serie A.
“Rossonerët” i arkëtuan pikët e plota falë triumfit me rezultat 2-1, pavarësisht që ishin me një lojtar më pak në më shumë se 30 minuta.
Shkenca pranë kurës për rikthimin natyral të flokëve: zbulim që mund të ndryshojë gjithçka
Shkenca pranë kurës për rikthimin natyral të flokëve: zbulim që mund të ndryshojë gjithçka
Pas vetëm tre minutave lojë, Alexis Saelemaekeres me një gol nga afërsia pas asistimit të Christian Pulisic e kaloi Milanin në epërsi.
Ndërkohë, ishte vetë amerikani që dyfishoi epërsinë me një goditje precize (31’).
Milani e dominoi plotësisht lojën deri në minutën e 53-të, kur Pervis Estupinan rrëzoi një nga lojtarët e Napolit dhe si pasojë u përjashtua direkt me karton të kuq.
Vetëm tre minuta më vonë, Kevin de Bruyne u tregua i saktë nga pika e bardhë për ta ngushtuar epërsinë (60’).
Napoli krijoi edhe disa aksione deri në fund me shpresën për ta barazuar rezultatin, por që assesi s’e arritën.
Milani pas kësaj fitore bëhet lideri më i ri në Serie A me 12 pikë, aq sa kanë Napoli e Roma në pozitat dy respektivisht tre.