• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milan e ka seriozisht me Fenerbahcen për dyshen turke

13/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milan hap bisedimet me Fenerbahcen për dyshen turke.

AC Milan tashmë po skanon tregun për objektivat e mundshëm me synimin që të përforcojnë ekipin gjatë afatit kalimtar të janarit si dhe gjatë verës.

Sipas raportimeve të fundit, “Rossonerët” kanë në radarin e tyre dy lojtarë të Fenerbahces dhe së shpejti pritet të hapin bisedimet me klubin turk.

Dy pozicionet që kuqezinjët kërkojnë të përforcojnë janë krahu i majtë i mbrojtjes si dhe një mesfushor defanziv. Fatmirësisht, Yacine Adli dhe Rade Krunic kanë mbuluar për mrekulli këtë të fundit, por një zëvendësues i duhur për Theo Hernandez ende mungon.

Sipas Calciomercato, Milani ka në radarin e tij dy të rinj turq, të dy të lindur në 1999 (24 vjeç). I pari është Ferdi Kadioglu, mbrojtës i majtë i cili ka qenë në shënjestër të Napolit në të kaluarën dhe i dyti është mesfushori defanziv Ismail Yuksek.

Raporti pretendon se Milani ka një marrëdhënie shumë të mirë me palën turke si rezultat i bisedimeve për Arda Guler në verë. Edhe pse ky i fundit përfundoi duke zgjedhur Real Madridin, dy klubet mbyllën negociatat me shumë respekt.

Mbetet të shihet se kur Milani do t’i përforcojë këto pozicione. Një sulmues pritet të transferohet gjatë verës në “San Siro” për një çmim të lartë, por megjithatë, ndoshta të paktën një nga pozicionet e lartpërmendura mund të përforcohet qysh në janar./

Next Post

Kombëtarja shqiptare iu kthehet sot ushtrimeve për t’u bërë gati për ndeshjen e dytë të tetorit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.