Milani ka fituar ndaj Udienses si mysafir me rezultat 3-2 në kuadër të javës 21-të të Serie A.
Një ndeshje e bukur me aksione dhe gola, por që në fund solli fitues Milanin.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 31-të, kur Theo Hernandez asistoi te Ruben Loftus-Cheek që shënoi me një goditje të saktë nga brenda zonës për 1-0.
Për disa minuta u ndërpre ndeshje, pas thirrjeve raciste në drejtim të portierit kuqezi Mike Maignana, por pastaj skuadrat u kthyen në fushë.
Udinese arriti të barazojë në minutën e 42-të, me golin e shënuar nga Lamar Samardzic për 1-1.
Vendasit ishin më kërkues në pjesën e dytë, duke marr epërsinë për herë të parë në minutën e 62-të, kur Florian Thauvin shënoi për 2-1.
Por Milani nuk u dorëzua dhe fillimisht barazoi shifrat në minutën e 83-të me një gol të Luka Jovic (2-2).
Kur pritej që ndeshja të mbyllej në barazon, në minutën e tretë të kohës shtesë në skenë doli Noa Okafor që arriti të shënojë për 3-2, duke i dhënë tri pikë Milanit.
Kuqezinjtë tani kanë 45 pikë dhe mbajnë vendin e tretë.