Skuadra e AC Milan ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Bolognas, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Serie A.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi mesfushori kroat, Luka Modric, shkruan Indeksonline
Modric shënoi në minutën e 62’të, një gol shumë të bukur dhe i pari me fanellën “kuqezi”.
Me këtë fitore ekipi i Allegrit shkon në kuotën e gjashtë pikëve.