Pas humbjeve në Champions League kundër Liverpool dhe Bayer Leverkusen, Milani nuk mund të gabojë më ndaj Bruges. Dhe Paulo Fonseca e di shumë mirë këtë. “Nesër nuk do të jetë një ndeshje vendimtare, por një ndeshje e rëndësishme për t’u fituar – shpjegoi trajneri i kuqezinjve -. Ne duhet të jemi më pak shenjtorë, por ata që jemi: Djaj!”.
Më pas jep formacionin startues: “Do të luajnë Maignan, Emerson, Gabbia, Tomori, Theo, Fofana, Loftus, Reijnders, Leao, Pulisic dhe Morata”.
Rritja e skuadrës pas humbjeve në Champions League – “Është ajo që ne duam. Është një kompeticion ndryshe që e nisëm kundër dy skuadrave më të forta në Evropë. Ishin dy ndeshje të ndryshme. Kishim vështirësi kundër Liverpoolit, por kundër Leverkusenit ishte një ndeshje cilësore”.
“Nuk fituam, është e vërtetë, por ne treguam shenja rritjeje. Nesër përballemi me Brugge dhe duhet të vazhdojmë të rritemi dhe duhet të fitojmë për të vazhduar në këtë garë”.