Pas rinisjes në kampionat, Milani tani duhet të kompensojë humbjen në Champions League kundër Liverpool. Kundërshtari që do të sfidojë në ditën e dytë është kampioni gjerman, Bayer Leverkusen.
“Do të jetë e ngjashme me atë kundër Liverpool. Ne duhet t’i japim vazhdimësi asaj që kemi bërë, nga pikëpamja mbrojtëse skuadra është rritur dhe do të jetë një test i mirë – shpjegoi Paulo Fonseca në konferencën për shtyp.
“Për të mundur Leverkusenin, ne do të duhet të luajmë një ndeshje perfekte në mbrojtje”. Për gjendjen e Moratas: “Ai bëri një përpjekje të madhe për të luajtur ndeshjen e fundit. Ai është në dyshim dhe do ta menaxhojmë. Të shohim si do të jetë nesër, nuk duam të rrezikojmë”.