Pas një sezoni mes shumë kritikash dhe një forme aspak të mirë, Rafael Leao do të largohet nga Milan në fund të këtij sezoni, edhe pse është nën kontratë me kuqezinjtë deri në vitin 2028. Nëse një ose dy sezone më parë, Milan pretendonte mbi 85 milionë euro për të lënë të lirë anësorin portugez, tani situata ka ndryshuar dhe kuqezinjtë janë të gatshëm të heqin dorë prej tij për shifrën 50 milionë euro.
Pavarësisht formës jo të mirë të treguar për këtë sezon, për Leao-n ka një interes të madh nga dfisa ekipe dhe liga të ndryshme. Por, nga ajo që bëhet e ditur nga burime të ndryshme, dëshira e portugezit është të transferohet te katalanasit, duke qenë i bindur se profili i tij përshtatet më së miri me sistemin e Hansi Flick.
Në anën tjetër, Barcelona ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me Marcus Rashford. Nëse katalanasit do të paguajnë 30 milionë euro për anglezin te Man. United sipas marrëveshjes së bërë verën e kaluar, atëherë shanset janë zero për transferimin e Leao-s. Gjithashtu duhet përmendur fakti se katalanasit kanë prioritete të tjera në merkato ku dy synimet kryesore janë transferimi i njëqendërsulmuesi dhe i një qendërmbrojtësi.