• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milan i ri dhe problem i vjetër, mbrojtja e kuqezinjve është si “kullesë makaronash”

26/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fonseka që nuk shpjegon dot qasjen e skuadrës dhe Musah që nuk di ende detyrat ishin dy nga deklaratat që bënë më shumë bujë pas humbjes së Milanit kundër Parmës. Polemikat do të vijojnë, por trajner e lojtar treguan qartë se si “Djalli” ka një komandant me dyshime të cilat dukshëm ia ka transmetuar ekipit. Mbetet fakt që mborjtja kuqezi vijon të jetë problemi më i madh.milanSITUATA – Fonsekës, të paktën, duhet t’i jepet merita që nuk u përpoq të justifikohej pas ndeshje duke ofruar një analizë të sinqertë siç do të bënin pak (shumë pak) kolegë të tjerë. Problemi është se “Djalli” e gjen veten me një trajner të detyruar të justifikohet që në javën e dytë. Problemi tjetër është se këtu nuk po flasim për gabime apo për detaje të gabuara. Por të shtrembërime gjigante. Dhe në sytë e atyre që vëzhgojnë Milanin në këtë moment është thjesht vazhdimi i komplikuar i ekipit tani po sillet si në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar. Të njëjtat defekte, ndoshta edhe të përforcuara në një fazë mbrojtëse që është e turpshme. Katër gola në dy ndeshje janë një fije e kuqe – e kuqe si dritat e alarmit – që lidhet me ekipin e Piolit. Ai që u lejon autostrada amerikane me gjashtë korsi, ai që nuk di të ngjitet kur sulmohet nga jashtë, ai që nuk di të bëjë diagonale, ai në të cilin tentativat për presion kolektiv pengohen nga plogështia e individëve (shih: Leao?). Në praktikë: ai të cilit është shumë e lehtë t’i shënosh gola.

PROBLEMET – Analiza e Fonsekës pas ndeshje ishte pa të meta, ajo që është shqetësuese është fakti se trajneri nuk ishte në gjendje të përmirësonte as minimalisht një problem që tashmë ishte shfaqur shumë kundër Torinos dhe pjesërisht gjatë turneut të verës, kur megjithatë, rezultatet luksoze e kishte fshehur pluhurin nën tapet. Katër gola të pësuar ndaj një ekipi që nuk është konkurrent i drejtpërdrejtë dhe një tjetër që është një ekip i sapo ngjitur në Serinë A, mbushin qiellin e kuqezinjve me re.

Një situatë që është shumë në kundërshtim me të kaluarën e afërt të teknikut portugez, i cili sezonin e kaluar e bëri Lilën, skuadrën me më shumë ndeshje pa pësuar në Ligue 1 (22). Dhe, duke folur për lidhjet me të kaluarën e afërt, ka një fakt që është kështu: Milani ka fituar vetëm një nga 11 ndeshjet e fundit zyrtare në të gjitha turnetë (të tjerat janë 5 barazime dhe 5 humbje), duke ruajtur portën e paprekur vetëm një herë brenda kësaj periudhe.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Në “Anfield” e kërkojnë me ngulm, Liverpool propozon shkëmbimin e “çmendur” për “yllin” e Real Madrid

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.