I transferuar me shumë bujë në merkaton e janarit në vitin 2025 nga Feyenoord për 35 milionë euro, Santiago Gimenez nuk ka bindur në vitin e tij të parë te kuqezinjtë.
Gjatë merkatos së fundit të janarit të këtij viti, sulmuesi meksikan ishte shumë pranë largimit, por në fund refuzoi, duke qenë i bindur se nuk e ka dhënë ende më të mirën te Milan.
“Calciomercato” zbulon se drejtuesit e Milanit i kanë vendosur një kusht të rëndësishëm Gimenez, nëse do që të jetë pjesë e kuqezinjve në sezonin e ardhshëm. Në rast se meksikani do të shkelqejë me kombëtaren e tij në Kupën e Botës 2026, atëherë ai do të jetë pjesë e Milanit edhe për sezonin e ardhshëm.
Në rast të kundërt, është shumë e mundshme që të largohet në verë nga kuqezinjtë, sigurisht për një shifër më të ulët nga ajo që u pagua për kartonin e tij.