Gazetari dhe eksperti i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, ka zbuluar disa prapaskena interesante lidhur me planet e Milanit gjatë merkatos së verës, veçanërisht për objektivat e sulmit.
Në kanalin e tij në YouTube, Romano tha:
“Sa herë që Retegui vesh fanellën e Italisë, shkëlqen. Shënon shumë gola dhe tregon vazhdimisht vlerën e tij. Pas largimit nga Atalanta, ai u transferua në Arabinë Saudite për një shumë të jashtëzakonshme, rreth 67 milionë euro.”
Sipas tij, Milani kishte interes konkret për Mateo Retegui-n, por çmimi i lartë e bëri të pamundur arritjen e marrëveshjes.
“Milani nuk do ta paguante kurrë atë shumë, por përreth 40 milionë euro plus bonuse, Tare po e konsideronte seriozisht mundësinë,” – theksoi Romano.
Kartoni prej 70 milionë eurosh ishte shumë më tepër se sa drejtuesit kuqezi ishin të gatshëm të shpenzonin për një sulmues, pavarësisht formës së shkëlqyer të Retegui-t. Ish-sulmuesi i Atalantës po konfirmon vlerën e tij me gola si për klubin ashtu edhe për kombëtaren: 3 realizime këtë sezon me Al-Qadsiyah dhe 5 gola në 6 ndeshje me Italinë në kualifikueset e Botërorit 2026.


