Wednesday, 27. May 2026
Sport

Milan – Napoli, derbi i madh në Serie A

GS 29/10/2024 1 Min. Lesezeit

Milan – Napoli, do të jetë derbi i xhiros së dhjetë në Serie A të Italisë, që do të luhet këtë mesjavë.

Në fakt, kjo përballje zhvillohet sonte prej orës 20:45 në stadiumin “San Siro”, ku Milani synon ta ndalë Napolin që llogaritet favorit në këtë derbi.

Aktualisht, Napoli është lider në kampionatin italian me 22 pikë të mbledhura, 8 më shumë se Milani që është i teti në tabelë dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Milani nuk do të jetë i kompletuar për këtë derbi pasi i mungon Theo Hernandez dhe Tijjani Reijnders për shkak të suspendimit.

Në anën tjetër, Napoli nuk pritet të ketë mungesa kurse prej minutës së parë pritet të luaj kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Derbin ndërmjet Milanit dhe Napolit mund ta përcillni në platformën Telkos, e cila do të bëjë transmetimin edhe të dueleve tjera të xhiros së dhjetë të kampionatit të Italisë.

Teilen: