Tuesday, 12. May 2026
Futboll

Milan ndëshkon skuadrën, kjo gjë nuk ndodhte nga viti 2019 me Gattuso trajner

GS 12/05/2026 1 Min. Lesezeit

Herën e fundit, të paktën në një kontekst të ngjashëm, ishte në maj 2019, kur Gattuso e mbylli ekipin në Milanello. Shtatë vjet më vonë, Milani është përsëri në grumbullim dhe ky është një lajm sepse kuqezinjë nuk janë mësuar me këto lloj masash.

Këtë herë rreziqet janë shumë të larta (synohet Champions), ndaj në kohërat e dëshpëruara kërkohen edhe masa të dëshpëruara. Grumbullimi do të fillojë të mërkurën dhe do të vazhdojë deri në fundjavë, për ndeshjen në fushën e Genoa.

Vendimi për këtë “ndëshkim” është marrë në bashkëpunim mes trajnerit dhe klubit. Kjo do t’i japë mundësi skuadrës të qëndrojë e bashkuar dhe të diskutojë për gjendjen, me Milan që synon një vend në Champions League sezonin tjetër.

Teilen: