Interesimi për Leon Goretzka sa vjen e po shtohet, duke e bërë konkurrencën shumë të fortë mes ekipeve që duan mesfushorin gjerman. Duke qenë se nuk gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit bavarez, Goretzka do të largohet si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni.
Një nga klubet më të interesuara për shërbimet e mesfushorit gjerman është Milan. Kuqezinjtë e shohin 31-vjeçarin si një përforcim ideal, me idenë për të krijuar një mesfushë solide përkrah emrave si Modric dhe Adrien Rabiot, sipas asaj që raporton gazetari i njohur gjerman, Christian Falk.
Vetëm se konkurrenca për Goretzka është shumë e fortë, duke ditur që e duan klube nga të gjitha ligat kryesore në Europë, ku bien në sy emra të njohur si Atletico Madrid, Tottenham, Monaco, apo dhe klubet e Serie A si Juventus, Roma dhe sigurisht Milan.