• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milan, Pioli: Distanca me Interin është reale, ndaj Fiorentinës duhet shumë kujdes

30/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milan do të sfidojë Fiorentinën të shtunën në mbrëmje, me synimin për të marrë një tjetër fitore, që do t’i afronte edhe më shumë me sigurimin e një vendi në zonën e Champions League, por njëkohësisht edhe për t’i shtyrë festën e titullit Interit.

Stefano Pioli foli në konferencën për shtyp ku theksoi se ndaj Fiorentinës do të jetë një ndeshje e vështirë, sidomos për faktin që luhet në Firence.

“Na pret një ndeshje e vështirë, pasi do të gjejmë përballë një kundërshtar shumë të bashkuar, edhe për faktin që do të jetë ndeshja e parë pas ndarjes nga jeta të Joe Barone. Ndaj Fiorentina kemi vuajtur gjithmonë, pasi kanë një skuadër cilësore dhe një trajner shumë të mirë. Do të na mungojë Theo, që na jep shumë dinamikë dhe variacione të ndryshme loje, por do të mundohemi të shfrytëzojmë eksperiencën e Florenzit.

Distanca me Interin është reale, pasi ata bënë shumë mirë këtë vit, ndërse ne kemi lënë shumë pikë. Megjithatë, javët e fundit jemi afruar dhe duhet të përqëndrohemi të bëjmë më të mirën për të mbyllur sezonin në mënyrë perfektë. Kemi 10 ndeshje në kampionat dhe shpresoj edhe 5 në Europa League, të cilën duam ta fitojmë”, përfundoi trajneri i Milanit./h.ll/abcnews.al

Next Post

EURO 2025/ Tekniku Grima grumbullon 20 futbolliste, Kombëtarja e vajzave sfidon Luksemburgun dhe Estoninë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.