Milani i Stefano Piolit nuk mund të gabojë më nëse dëshiron të kualifikohet në Champions League për sezonin e ardhshëm. Ndeshja kundër Sampdorias përfaqëson të parën nga tre finalet shumë të rëndësishme të kampionatit për kuqezinjtë që duhet të rikuperojnë katër pikë nga Lazio për të zënë vendin e katërt.
“Sezoni nuk mbaroi të martën, të shkojmë në Champions League sezonin e ardhshëm është shumë e rëndësishme për ne. Ka dekurajim dhe zhgënjim, por me Sampdorian është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. gjithçka mund të ndryshojë në këto tre ndehsje, fakteqësisht nuk kemi pasur vazhdimësi në ligë.
Ne jemi prapa në ligë në krahasim me vendin ku duam të jemi, kemi nevojë për përqëndrim. Vetëkuptohet që duam t’i fitojmë të tre sfidat e mbetura, nesër është e para dhe kemi mundësinë për të treguar se çfarë kemi mundësi të bëjmë. Për fat të mirë sezoni nuk ka përfunduar pas derbit.
Të luajmë menjëherë është fat, zhgënjimi ishte i fortë dhe shpresonim të shkonim në finale. Ka dekurajim dhe zhgënjim, na u desh kohë për t’u rikuperuar, por ne duhet të reagojmë si një ekip i madh. Kualifikimi për sezonin e ardhshëm në Champions League është objektivi”, është shprehur ndër të tjera Pioli./h.ll/abcnews.al