Milan nuk ka të ndalur, Rosonerët transferojnë bomberin e ri për 40 milionë euro.
Rosonerët nuk kanë të ndalur, gati goditja e rradhës.
Milani ka nisur nga puna për sezonin e ardhshëm, me skuadrën që është grumbulluar për fazën përgatitore.
Shumë shpejt nën urdhrat e Piolit do të vihet edhe Christian Pulisic, i cili zbarkoi sot në Milano.
Pas transferimit të Pulisic, Milan ka kthyer vëmendjen kah qendërsulmuesi amerikan, Folarin Balogun.
Balogun sezonin e shkuar realizoi 22 gola dhe 3 asistime me fanellën e Reims, ndërsa Arsenali kërkon 40 milionë euro për ta lënë të lirë.
Rosonerët janë të gatshëm ta paguajnë shumën e kërkuar nga Arsenali, por vetëm nëse De Ketelaere largohet nga skuadra.
Milan pritet të arkëtojë 20 milionë euro nga shitja e belgut, para të cilat do t’i ndihmojnë Rosonerët në afrimin e Balogun.