Thursday, 5. March 2026
Sport

Milan- Pulisic, ky është lajmi i fundit

GS 22/06/2023 1 Min. Lesezeit

Milan i afrohet Pulisicit.

Ndërsa mundësia që Tonali të thotë lamtumirë për t’u transferuar te Newcastle po afrohet, Milani po konsideron Christian Pulisic të Chelseat për të forcuar sulmin e tyre.

Interesimi i klubit të AC Milan për sulmuesin, kontrata e të cilit me Chelsean do të skadojë në vitin 2024, ishte paralajmëruar tashmë javët e fundit.

Me largimin e Brahim Diazit dhe pensionimin e Ibrahimovic, kuqezinjtë kanë nevojë për përforcime në vijën e parë.

Pulisic nuk ishte në formën e tij ideale sezonin e fundit me Chelsean dhe largimi mund të ndodhë gjatë kësaj vere.

Teilen: