Tuesday, 17. February 2026
Futboll Bota

Milan, rinovimi i Maignan gjithmonë e më afër

GS 08/11/2024 1 Min. Lesezeit

Mike Maignan është rikthyer të tregojë performanca të nivelit të lartë me Milanin. Portieri francez ka treguar se mund ta marrë skuadrën mbi supe dhe konfirmimi vjen edhe drejtuesit e klubit kuqezi.

Sipas mediave italiane “gardiani” kuqezi është shumë pranë rinovimit të kontratës me klubin italian.

Milani ofron 5 milionë euro në sezon, ndërsa agjentët e lojtarit kërkojnë 5.7 milionë. Diferenca midis ofertës dhe kërkesës është e vogël, prandaj një marrëveshje mes palëve është më afër se kurrë.

Teilen: