Wednesday, 16. September 2026
Sport

Milan, Rui Costa dhe Altafini nderohen para ndeshjes kundër Benfikës

GS 16/09/2026 1 Min. Lesezeit

Manuel Rui Costa dhe José Altafini u nderuan në “San Siro” para ndeshjes mes Milanit dhe Benfikës, takimi hapës i sezonit të Ligës së Evropës.

Yllit portugez – tashmë president i klubit portugez – iu dhurua fanella kuqezi me numrin 10, ndërsa italo-argjentinasi mori fanellën me numrin 9.

“Të pritem në këtë mënyrë është një moment nderi i madh. Ju falënderoj të gjithëve për pesë vitet e mrekullueshme që kam kaluar këtu. I fituam të gjitha së bashku. Të jem pjesë e këtij historiku më mbush me krenari,” deklaroi Rui Costa.

Teilen: