Tuesday, 3. February 2026
Sport

Milan, Tare: Mateta? Negociatat dështuan për shkak të një problemi fizik

GS 03/02/2026 1 Min. Lesezeit

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, foli për Dazn pak para fillimit të ndeshjes kundër Bolonjës, duke shpjeguar arsyet që i shtynë kuqezinjtë të mos vazhdonin me blerjen e Mateta-s.

“Marrëveshja me Mateta-n kishte të bënte me të ardhmen, jo me të tashmen. Ndërsa negocionim, pamë se kishte një shans për ta çuar përpara dhe u përpoqëm ta bënim këtë. Pastaj, gjatë vizitave mjekësore, zbuluam problemin fizik të lojtarit dhe vendosëm të mos vazhdonim. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.

Teilen: