• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milan-Tare, mediat italiane zbulojnë prapaskenat e marrëveshjes. Takimi vendimtar në 48 orët e ardhshme, ja pse u shty gjithçka

13/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Igli Tare është gjithmonë e më pranë postit të drejtorit sportiv të Milanit. Gazeta prestigjioze sportive italiane, “La Gazzetta Dello Sport”, ka mësuar se tashmë administratori kuqezi Xhorxho Furlani, do të takohet brenda 48 orëve të ardhshme me ish-futbollistin shqiptar për të vënë “pikat mbi i” për një akord të mundshëm mes palëve.

tare ibra

I njëjti burim bën të ditur se Furlani do të zhvillojë këtë takim për të mësuar idetë që ka Tare për klubin nëse emërohet në këtë post, çfarë mund t’u ofrojë ai kuqezinjve për të bërë hapin cilësor që ka munguar dukshëm në sezonin aktual. Me pak fjalë, një intervistë pune, por që parashikohet të jetë vendimtare, pasi mund të përcaktojë nëse do të marrë ai këtë post apo jo.

Tare ka qenë edhe më parë pranë Milanit dhe në vitin 2019 ka kaluar 8 orë në shtëpinë e Paolo Maldinit, duke gjetur një akord parimor me kuqezinjtë. Por asokohe pengesë u bë Lotito, i cili vendosi veton që të mos largohej nga Lacio, me të cilin ish-sulmuesi shqiptar kishte kontratë.

Ndërsa në muajin shkurt, Tare është takuar në Londër me Xherri Kardinalen dhe Zlatan Ibrahimoviç, me një diskutim të hapur dhe një shtrëngim duarsh, pasi nuk kishte asnjë vendimmarrje. Në atë moment Milani kishte zgjedhur Andrea Berta, por ky i fundi “devijoi” dhe përfundoi te Arsenali. Tare u kthye të ishte kandidati kryesor, i “sponsorizuar” nga Ibrahimoviç, por një udhëtim i Furlanit drejt SHBA për të bindur Kardinalen t’i besonte atij vendimmarrjen, shtyu gjithçka.

Furlani donte Paratiçin, por për shumë arsye nuk u bë. Ndaj tani është përsëri Tare që shihet si kandidati kryesor, bashkë me Xhovani Sartonin i cili ndërtoi Atalantën e tani Bolonjën e denjë për Champions.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ylli i Barcelonës do të mungojë tri javë shkaku i lëndimit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.