Sunday, 15. November 2026
Futboll

Milan tejkalon Juventusin dhe arrin marrëveshjen rekord për shifrën 50 milionë euro në vit

GS 04/11/2026 1 Min. Lesezeit

La Gazzetta dello Sport

raporton se Milan ka arritur një marrëveshje rekord prej 50 milionë eurosh në vit me prodhuesin e veshjeve sportive “Adidas”, i cili do të dizajnojë fanellat e “kuqezinjve” për dhjetë vjet, duke filluar nga viti 2028.

Milani do të ndryshojë furnizuesin e veshjeve sportive në sezonin 2028-29, duke zëvendësuar “Puma”-n me “Adidas”-in dhe do të fitojë në total për 500 milionë euro, duke qenë se marrëveshja është e vlefshme për 10 vite, deri në vitin 2038.

Kjo do të jetë marrëveshja më fitimprurëse e sponsorizimit të veshjeve sportive në Serinë A, duke tejkaluar marrëveshjen e lidhur vitin e kaluar mes Juventusit dhe “Adidas”, për 408 milionë euro për 10 vitet e ardhshme.

Ndërsa marrëveshja e Interit me “Nike”, e nënshkruar në vitin 2023, ka një vlerë prej 30 milionë eurosh në sezon për një periudhë tetëvjeçare.

Teilen: