Sandro Tonali ka folur përkrah Stefano Piolit në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së kthimit ndaj Interit për gjysmëfinalen e Champions League.
“Kemi mundësinë të ndryshojmë rezultatin e ndeshjes së parë. Ka shumë emocione të mendosh të arrijmë në një finale të Champions League. Fanella kuqezi është ende në lojë dhe ne duhet të japim maksimumin.
Në fillim të vitit kishim synime të pashkruara, shumë nuk shkuan siç duhej, por nesër do të futemi në fushë për të ndryshuar sezonin.
Ndeshja do të ketë një peshë të rëndësishme dhe do të jemi në gjendje të diferencojmë situatën pasi në ligë nuk kemi qenë mirë kohët e fundit”, është shprehur mesfushori italian i Milanit./h.ll/abcnews.al