Milan ka pësuar sonte ndoshta humbjen më të rëndë të këtij sezoni, duke u mposhtur 2-3 nga Atalanta në “San Siro”, në sfidën e vlefshme për javën e 36-të në Serie A. Bergamaskët gjetën avantazhin që në minutën e 7-të, ku braziliani Ederson dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fortë brenda zonës.
Në minutën e 30-të, ishte Davide Zappacosta i cili ndoqi aksionin deri në fund dhe dyfishoi shifrat, pas asistit të Nikola Krstovic. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Atalantën.
Në fillim të pjesës së dytë, ishte Giacomo Raspadori i cili shënoi golin e tretë për bergamaskët në minutën e 51-të, pas asistit të Ederson. Golin e parë për kuqezinjtë e shënoi Strahinja Pavlovic, në minutën e 88-të. Mbrojtësi serb shënoi me kokë, pas krosimit të Samuele Ricci nga goditja e dënimit. Në minutat shtesë, Milan fiton një penallti pas faullit brenda në zonë nga Marten de Roon. Godet Christopher Nkunku, topi përfundon në rrjetë. Nuk ka më kohë për kuqezinjtë. Sfida mbyllet 2-3 për Atalantën.
Pas kësja humbjeje, Milan rrezikon shumë të mbetet jashtë Champions League. Kuqezinjtë renditen në vendin e 4-të me 57 pikë, njësoj sa Roma. Ndeshja e ardhshme do të jetë në transfertë ndaj Genoa.