Thursday, 28. May 2026
Sport

Milani bën llogari me energjitë dhe kalendarin, ja si pritet të rreshtohet ndaj Empolit

GS 08/02/2025 1 Min. Lesezeit

“Play off”-et e Ligës së Kampionëve, lehtësisht të shmangshme, por që vijnë pas disfatës së keqe në Zagreb, i imponojnë disa zgjedhje Serxho Konseisaos, i cili ka detyrimin të menaxhojë sa më mirë energjitë ekipore.

konseisao

Dhe kjo është arsyeja pse Aleks Himenez dhe Junus Musah mund të jenë titullar kundër Empolit sot në 18:00.

I pari është jashtë listës së Champions-it, prandaj nuk mund të luajë kundër Fejnordit, i dyti u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen e fundit dhe për këtë arsye nuk është i disponueshëm.

Një nga të dyshuarit e tjerë për të pushuar, është edhe Tizhani  Reijnders. Holandezi është gjithashtu një lojtar kyç për “Djallin” dhe ende nuk është ndalur.

milan

PANORAMASPORT.AL

Teilen: