• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milani dhe Dinamo Zagreb urojnë Ballkanin për triumfin në Superligë

26/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ballkani është shpallur kampion i Kosovës për vitin e dytë me radhë.

Në garë të ngushtë me Dritën, edhe këtë vit triumfuan suharekasit.

  

Të cilët do të luajnë tani në rrethin e parë në kuadër të kualifikueseve për në Ligën e Kampionëve.

Suksesin e Ballkanit ia kanë uruar së fundmi edhe dy gjigantët evropian, Milani dhe Dinamo Zagreb.

Këtë e kanë të ditur klubi me anë të një postimi.

“Të dashur tifozë,

Kemi kënaqësinë që dy klube me traditë të futbollit evropian, na ka dërguar telegrame urimi, me rastin e triumfit për të dytin vit me radhë, në Superligën e Kosovës në futboll.

Është nder i madh për ne që të përgëzohemi prej njërit nga klubet më të trofeshëm dhe ikonik në botë, AC Milan. Njëkohësisht duke qenë se jemi në prag të ndeshjes së parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve, të marrësh një urim nga gjiganti i dytë për nga titujt në histori të Champions League, është motiv shtesë për secilin prej nesh që të japim gjithçka nga vetja, të paraqitemi sa më denjësisht në Evropë.

Njejtë, me nder e kënaqësi, kemi pranuar telegramin edhe nga klubi që ka shkruar historinë në futbollin e Kroacisë, Dinamo Zagreb. Madje për ne kjo ka një peshë shumë të madhe, jo vetëm për lidhjet tona historike me popullin kroat, por edhe si një klub shembull që punon dhe nxjerrë talentë të jashtëzakonshëm, të cilët pushtojnë klubet më të mëdha në botë.

Faleminderit dhe shumë respekt nga FC BALLKANI”, shkroi klubi i Ballkanit./Lajmi.net/

  


Next Post

FOTO/ Kërkon të largohet nga Barcelona, futbollisti i katalanasve shfaqet i veshur me bluzën e Bajernit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.