• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milani dhe Interi do të kenë “stadiumin më të mirë në Evropë”

18/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, shpreh optimizmin e tij për stadiumin e ri të klubit, i cili pritet të ndërtohet deri në vitin 2031 dhe do të jetë “më i miri në Evropë.”

“Ne kemi një synim dhe do ta arrijmë atë, të ndërtojmë stadiumin më të mirë në Evropë në Milano sepse qyteti e meriton”, ka thënë fillimisht Scaroni.

Këtë javë, Milani dhe Interi arritën marrëveshjen për blerjen e zonës së San Siros, përfshirë edhe stadiumin Giuseppe Meazza, ndërsa këshilli i qytetit të Milanos miratoi marrëveshjen të mërkurën.

“Jemi të përkushtuar ndaj këtij projekti shumë të rëndësishëm, ku kemi punuar prej kohësh dhe kemi investuar shumë. Do të jetë një stadium për të gjithë, diçka që të gjithë milanezët do të ndjejnë krenari”, shtoi presidenti i Milanit.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e kohës së përfundimit, duke thënë se stadiumi i ri duhet të jetë gati deri në vitin 2031, në mënyrë që Milano të jetë një nga qytetet pritëse të Kampionatit Evropian të vitit 2032.

Sipas raporteve të mediave në Itali, Interi dhe Milan kanë paguar rreth 197 milionë euro për blerjen e zonës së San Siros, ndërsa vlera totale e projektit pritet të jetë mbi 1 miliard euro, shpenzime që do të ndahen mes dy klubeve milaneze.

Në lidhje me fatin e stadiumit aktual, Scaroni nuk dha detaje të sakta, por raportet flasin për një mundësi demolimi të pjesshëm ose total të stadiumit Giuseppe Meazza.

Më shumë informacion rreth projektit do të bëhet publik në javët në vijim.

Next Post

Urdhër arresti për Douglas Costan, Sydney FC ndërpret kontratën me brazilianin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.