Milani ka festuar dyfish mbrëmë. Nga një anë festoi suksesin në “San Siro” për trofeun simbolik që mban emrin e Silvio Berluskonit, në ndeshjen e fituar 3-1 ndaj Monzës. Nga ana tjetër, festoi edhe fitoren e Dinamos së Kievit në Ligën e Kampioneve.
Suksesi i ukrainasve kishte rëndësi për Milanin, pasi kundërshtari i Dinamos, ndikonte direkt në pozicionimin e kuqezinjve në vazot e shortit të Ligës së Kampioneve. Dinamo Kiev përballej në turin e tretë kualifikues me Rejnxhërs Gllasgou, skuadra e vetme në garë në kualifikuese që kishte një koeficient me të lartë se Milani dhe mund t’i merrte vendin e 9-të dhe të fundit në vazon e dytë në shortin e fazës në grupe të turneut.
Fitorja 2-0 e Dinamo Kiev ka nxjerrë nga gara Rejnxhërs Gllasgou dhe ka bërë kështu matematikisht të sigurt praninë në vazon e dytë për këtë short që hidhet më datë 29 gusht.
PANORAMASPORT.AL