• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milani e la “në rrugë” për Piolin dhe më pas dështoi te Mançester Junajtid, flet i preferuari i Bajernit: Po bisedojmë

24/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ralf Rangnik është kthyer brenda pak kohësh në një emër shumë të lakuar në arenën ndërkombëtare. Trajneri ishte zhdukur nga radarët për një periudhë kohe, pasi Milani i prishi parakontratën që kishte lidhur me të, për t’i besuar ekipin Stefano Piolit.

RANGNIK

Tekniku më pas kishte një periudhë të dështuar te Mançester Junajtid e në fund mori drejtimin e përfaqësueses së Austrisë. Pasi e kualifikoi atë në Euro 2024, është kthyer në kandidatin kryesor për të marrë drejtimin e Bajern Mynih, pas largimit të Tomas Tuhel në verë.

Bisedat me bavarezët i ka konfirmuar edhe vetë trajneri, i cili në fakt ka një marrëveshje deri në vitin 2026 me Federatën Austriake. “Bajern Mynih më kontaktoi dhe unë gjithashtu informova Federatën. Kemi një marrdhënie mirëbesimi.

Fokusi im aktualisht është të ekipi kombëtar i Austrisë. Jemi tërësisht të fokusuar te Kampionati Europian. Unë jam shumë komod këtu. Për momentin nuk ka asnjë arsye për t’u marrë me këtë çështje në mënyrë specifike dhe intensive.

Kur do ta marr në konsideratë? Në momentin kur Bajerni të thotë: Unë të dua. Dhe atëherë do të pyes veten: A e dua unë këtë? Nëse do të dëshiroj të bëj diçka ndryshe, fillimisht do ta diskutoj me Federatën”, tha Rangnik.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Sivasspor i vendos çmimin Rey Manajt, sulmuesi shqiptar kërkohet nga Galatasaray

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.