• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milani e mbyll me turp, Ibrahimoviç: Kini besim te Zlatani

02/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Miqësorja në Perth, e cila zyrtarisht vendosi në arkiva sezonin e Romës dhe Milanit, përfundoi 5-2 për verdhekuqtë. Skuadra e De Rosit shënoi me Baldancin, Abrahamin, Angelinjon, Dibalën dhe Azmunin, ndërsa golat e Teos dhe Okaforit nuk i mjaftojnë skuadrës që në stol kishte Daniele Bonerën. Olivie Zhiru luajti pjesën e parë dhe më pas u dha lamtumirën kuqezinjve njëherë e përgjithmonë.

ibra

Për t’u theksuar se Roma e mbylli ndeshjen me gjashtë minorenë në fushë, teksa të gjithë verdhekuqtë e përfshirë në takimin e djeshëm arrinin së bashku shifrën e 14 trofeve të fituar në rang ekipesh zinxhir. Asnjë debutues sa i përket Milanit, që gjithashtu u dha disa minuta lojtarëve të Primaveras. Edhe në këto 90 minuta të fundit sezonale, kuqezinjtë konfirmuan lehtësinë e tyre për t’i ndëshkuar për gabime individuale në mbrojtje, teksa duhet thënë se përveç golit të parë ku gaboi rëndë Sportielo, të gjitha golat e tjerë ishin për shkak të nënvlerësimit të situatave apo hutimeve kuqezi.

FJALA E IBRËS – Zlatan Ibrahimoviç, konsulent për “RedBird”, foli gjatë pushimit të ndeshjes Milan-Roma, një ndeshje miqësore në fund të sezonit edhe për të kujtuar 30 vitet nga vdekja e Agostino Di Bartolomei, një ish lojtar i këtyre duke klubeve. “Historia e Milanit njihet dhe është e madhe. Kudo që shkojmë marrim konfirmime të kësaj që po themi. Ne jemi të lumtur që jemi këtu, për këtë mundësi në anën tjetër të botës sepse duam që të jemi sa më pranë tifozëve tanë”, tha drejtuesi i “Djallit”. Më pas, intervistuesit e pyeti mbi sekretin e një karriere kaq të suksesshme sa e tij.

“Sekreti i të qenit Zlatan? Vetëm të jesh Zlatan, ky është sekreti”, ka thënë Ibra duke iu shmangur çdo pyetje mbi trajnerin e ri të Milanit apo për merkaton e verës e cila pritet të shohë kuqezinjtë protagonistë me më shumë se 100 milionë euro të investuara.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Bellingham: Mbappe do të na dërgojë në nivel tjetër

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.