Alesandro Kostakurta ka analizuar momentin e kuqezinjve duke u ndalur veçanërisht në paraqitjen e Rafael Leaos ndaj Salernitanës, një rival ndaj të cilit ekipi i Piolit nuk shkoi përtej një barazimi 2 me 2. “Milani është një ekip që ka humbur shumë besim.
Është një kohë kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet të shkojnë, herë pas here dikush duhet të detyrojë veten të bëjë diçka për ta tërhequr ekipin. Leao e ka këtë detyrë, e nëse ai dëshiron të bëhet lider, ai duhet të mësojë të marrë ekipin për dore”, tha ish-mbrojtësi. Në fjalën e tij, 57-vjeçari ka cekur edhe dëmtimet që kanë kapluar kuqezinjtë.
“Milani vuan në mënyrë të jashtëzakonshme për të vrapuar mirë dhe për të luajtur me kokë të zbrazur. Ndoshta ka edhe pak tension psikofizik te lojtarët ose ndoshta ata kanë frikë se mos lëndohen. I shoh skuadrat e tjera duke luajtur me ritëm, por pa bërë këto gjëra kaq të ekzagjeruara. Jam kurioz se si stërvitet Milani dhe a kanë kohë lojtarët për t’u rikuperuar? Kur shoh Interin nuk është kështu ndaj nuk arrij të shpjegoj e as të kuptoj se cfarë problemesh kanë lojtarët e Piolit”, përfundoi analizën e tij për rrjetin “SKY” Alesandro Kostakurta.
PANORAMASPORT.AL