Friday, 15. May 2026
Sport

Milani fiton falë penalltisë

GS 25/11/2023 1 Min. Lesezeit

Milani ka ndalur tre pikë në “San Siro”.

Fitore e zorshme por shumë domethënëse, me rezultat 1:0 ndaj Fiorentinës, në takimin e javës së 13-të të Serie A.

Në fund të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 45+2, futbollisti Hernandez ka shënuar nga penalltia.

Milani ka fituar tre pikë falë penalltisë. 

“Roosonerët” renditet në vend të tretë me 26 pikë e Fiorentina në të gjashtin me 20.

Teilen: