Milani ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Genoas në kuadër të javës së 35-të në elitën e futbollit italian.
Të parët që rrezikuan në këtë ndeshje ishin vendasit, të cilët patën një rast ideal shënimi në minutën e tetë përmes Brooke Norton-Cuffy, por goditja e tij u prit nga Maignan. Genoa pati një tjetër mundësi të mirë për të kaluar në epërsi, por edhe goditjen e Junior Messias (23’) e priti Maignan.
Reagimi i Milanit erdhi në fundin e pjesës së parë, duke rrezikuar në dy raste të ndryshme me Theo Hernandez dhe Christian Pulisic, por pa sukses.
Në minutën e 61-të Genoa kaloi në epërsi prej 1-0 falë Vitinhas i cili realizoi pas asistimit të Aaron Martin.
Ky gol i pësuar ngriti një kambanë alarmi tek ‘Rossonerët’ dhe ata shumë shpejt ia dolën të rikthejnë rezultatin në favorin e tyre.
Për të barazuar shifrat në 1-1 u përkujdes Rafael Leao i cili shënoi në minutën e 76-të pas asistimit nga Santiago Gimenez.
Menjëherë në aksionin vijues mysafirët gjetën edhe golin e dytë, ku kësaj radhe Morten Frendrup (77’) i vendasve ishte i pafat duke dërguar topin në rrjetën e portës së tij për 2-1.
Pas kësaj fitore Milani shkon në kuotën e 57 pikëve të grumbulluara dhe mban vendin e nëntë në tabelë.