Tuesday, 24. March 2026
Sport

Milani fiton miqësoren ndaj tunizianëve

GS 12/08/2023 1 Min. Lesezeit

Milani ka luajtur sot një miqësore përgatitore ndaj tunizianëve të Etual Dy Sahel, të cilën siç pritej e ka dominuar, duke e fituar me shifrat 4:0.

Protagonistët kryesorë të kësaj sfide ishin dy nga prurjet e reja të merkatos së këtij edicioni.

Padyshim kryesori ishte Loftus-Çik, i cili shënoi tre gola në pjesën e parë për skuadrën e tij. Dy nga ata erdhën falë asistove të Pulishiç, ndërsa tjetri nga Leao.

Ndërkohë, në pjesën e dytë erdhi edhe goli i katërt me Zhiru, i cili shënoi duke transformuar saktësisht një penallti.

Teilen: