• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milani gati për blerje

15/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori 24-vjeçar nga Nigeria, Samuel Çukueze, mbetet një nga objektivat kryesorë të skuadrës së Milanit.

Anësori konsiderohet si një përforcim me shumë vlera për skuadrën kuqezi, ndaj trajneri Stefano Pioli i ka kërkuar klubit ta sjellë lojtarin në skuadër (13 gola në 50 ndeshje sezonin e fundit).

Çukueze luan aktualisht me skuadrën e Villareal prej 5 sezonesh, por kontrata skadon pas një viti, ndaj klubi spanjoll kërkon ta shesë duke parë se rinovimi i kontratës është i vështirë.

Milani kërkon të përfitojë nga kjo situatë, por mes klubeve ka nisur një duel force për sa i përket shumës së nigerianit.

Skuadra spanjolle është e gatshme ta lërë të lirë lojtarin, por kërkon 25 milionë euro, një shumë që për Milan konsiderohet e lartë. Sipas “Tuttosport”, kuqezinjtë janë gati të paguajnë 15-18 milionë euro, ndaj dhe për momentin nuk ka një marrëveshje konkrete.

Mediat italiane sqarojnë se palët kanë nisur bisedimet edhe pse për momentin marrëveshja duket e vështirë, pasi Villareal nuk pranon të ulë pretendimet e saj financiare.

Gjithsesi, lojtari ka shprehur dëshirën të provojë një përvojë në Itali, ndaj kjo mund të ndikojë në gjetjen e zgjidhjes.

Next Post

Licencimi për garat evropiane, Prishtina: Ende nuk ka vendim

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.