Milani do të ndërhyjë sërish në merkato, teksa objektivi është sulmuesi Tammy Abraham.
Kuqezinjtë dhe Roma kanë arritur një marrëveshje mbi bazën e një operacioni që përfshin shkëmbimin e fanellave midis Abrahamit dhe Saelemaekers.
I pari do të forcojë repartin e avancuar të kuqezinjve, duke i ofruar Fonseca-një alternativ të mirë për Morata-n. Anësori belg shton opsionet në krahë (si mbrojtës dhe sulmues) për De Rossin. Sipas Fabrizio Romano, kuqezinjtë do t’i paguajnë Romës një shumë prej 10 milionë eurosh.
Fillimisht u duk se ardhja e Abrahamit te Milani mund të varej nga shitja e Jovic.
Kuqezinjtë, megjithatë, duke pasur parasysh edhe problemet fizike që ka pësuar Morata, kanë vendosur ta mbyllin gjithsesi akordin me sulmuesin anglez, i cili do të arrijë pavarësisht nga shitja e mundshme e serbit.
Lojtari anglez nuk ka pasur hapësira te Roma në këtë fillim sezoni, nda dhe transferimi te Milani mund të jetë një zgjedhje shumë e mirë dhe për të.