Pas adrenalinës së ndeshjes, Stefano Pioli ka pasur kohë të reflektojë. Sigurisht, kohë e paktë, pasi në diçka më shumë se 48 orë Milani do të zbresë përsëri në fushë kundër Leçes në një ndeshje të vlefshme për Serinë A. Ndërkohë, trajneri ka dhënë një intervistë të shkurtër për televizionin e klubit.
A ishte fitorja me Parisin një mënyrë e mirë për të dalë nga kriza?
Djemtë kanë folur mes tyre dhe luajtën në mënyrë të jashtëzakonshme. Nuk jemi ata që humbën me Udinezen dhe kjo u pa qartë. Rëndësi pati qasja, por edhe tifozët. Nuk duam t’i mërzisim kurrë, sepse ata gjithmonë na kanë mbështetur. Na dhanë shumë energji dha ia shpërblyem.
Po, por ata nuk u kushtuan asnjë kor para ndeshjes…
Ishte një zgjedhje për të cilën ramë dakord me drejtuesit. Duhet të gjejmë stimuj të ri duke kujtuar ato që kemi bërë në të kaluarën, por pa u ndalur.
Leao dhe skuadra ishin në nivel të lartë apo jo?
Fryma e sfidës me PSG-në duhet ruajtur sa më gjatë edhe pse nuk është e lehtë ta bësh çdo tri ditë. Ne duhet t’ia dalim për të qenë konkurrues në Europë dhe Itali. Dihet që futbolli kështu e ka dhe nëse duam të jemi një skuadër niveli nevojitet që të rrisim cilësinë e lojës. Leao duhet të analizojë gjithçka bëri sepse ka talent e mund të shndërrohet në një kampion të madh.
Sidoqoftë, suksesi i së martës u jep shtysë për kualifikimin…
Nuk kemi bërë ende asgjë dhe me Dortmundin do të jetë një ndeshje vendimtare. Ndaj PSG-së bëmë një ndeshje të madhe pavarësisht se kam disa rezerva për mënyrë se si u tërhoqëm në minutat e fundit. U treguam të zotë duke ruajtur rezultatin dhe treguam se Milani i vërtetë nuk është ai që humbi me Udinezen.
Çfarë ndodhi këto ditë?
Ekipi bëri shumë mirë duke folur me njëri-tjetrin. Punuam dhe u përqndruam. Nuk ka ndodhur asgjë më shumë dhe kam qenë gjithmonë i sigurt për reagimin e ekipit.
Garë e madhe e Loftus-Çikut apo jo?
Ishte një surprizë. Mendova se nuk do të kishte fuqi për më shumë se 60 minuta, por ishte mirë dhe zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme.
Edhe Kalabria super mbi Mbapenë…
Unë e krahasoj veten shumë me të, sepse ai është kapiteni dhe është ai që drejton ekipin. Ai është një tifoz i Milanit, kështu që ai i ndien gjërat pozitive në një mënyrë të rëndësishme dhe gjërat negative në një mënyrë ndoshta shumë të rëndësishme.
Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL