Tuesday, 5. May 2026
Sport

Milani i pandalshëm në merkato, synohet firma me dy futbollistë të tjerë

GS 09/01/2024 1 Min. Lesezeit

Milani duket se nuk do të ndalet në merkaton e dimrit dhe në listën e kuqezinjve janë edhe dy futbollistë të tjerë.

MILAN

Bëhet fjalë për sulmuesin e Veronës, Siril Ngonge, i cili ka shënuar 5 gola në 18 ndeshje dhe shihet si një futbollist mjaft premtues, për faktin që është vetëm 23 vjeç.

Synimi tjetër është mbrojtësi italian i Torinos, Alesandro Buonxhorno. Ky i fundit po spikat me torinezët dhe ka debutuar edhe në kombëtaren italiane, teksa shumë shpejt ka përfunduar në radarët e disa klubeve të Serisë A.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: