Thursday, 26. March 2026
Sport

Milani ia nis mbarë, merr fitore të pastër në Renato Dall’Ara

GS 21/08/2023 1 Min. Lesezeit

Milani ia ka nisur mbarë edicionit të ri në Serie A.

Kuqezinjtë triumfuan pastër në Renato Dall’Ara përballë Bolognas, për të regjistruar triumfin e parë në sfidën hapëse të sezonit 2023/2024, përcjell lajmi.net.

  

Mjaftuan shifrat e pjesëlojës  së parë, 0-2, për të hyrë në radhën e skuadrave që kanë tri pikë pas javës së parë.

Kujtojmë, Giroud hapi serinë e golave në minutën e 11′, ndërsa dhjetë minuta më vonë, Pulisic me një super-goditje, çoi rezultatin në 0-2.

Xhiron e ardhshme, Milani do të jetë nikoqir i Torinos, kurse Bologna i shkon skuadrës tjetër nga Torino, Juventusit.

  

  


Teilen: