Sunday, 16. August 2026
Sport

Milani ka marrëveshje me sulmuesin Gimenezin

GS 26/01/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Milanit ka marrëveshje personale me sulmuesin Santiago Gimenez dhe po mundohet ta bind Feyeoordin në lirimin e tij.

Feyenoordi ka refuzuar ofertën e parë të Milanit në vlerë prej 30 milionë eurosh, pasi për kartonin e meksikanit po kërkon të paktën 45 milionë euro.

Mësohet se Milani ka përgatitur ofertën e dytë, që e ka rritur në 40 milionë euro dhe po beson se mund të arrij marrëveshjen me Feyenoordin për transferimin e Gimenezit këtë muaj.

Gimenez ka pranuar ofertën e Milanit, ekip që i ka ofruar kontratë trevjeçare që ka opsionin edhe për vitin e katërt, duke i mundësuar pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh.

25-vjeçari ka kontratë me klubin holandez deri në vitin 2027 dhe këtë sezon ka shënuar 15 gola në 18 paraqitje në të gjitha garat.

Teilen: