• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milani kërkon të përforcohet në tri pozicione për sezonin e ardhshëm

17/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas La Gazzetta dello Sport, Milanit i duhen të paktën gjashtë ose shtatë nënshkrime të reja në verë, por prioritetet është një mesfushor i ngjashëm me tiparet e Franck Kessie, pastaj edhe një anësor sulmues dhe një sulmues qendre.

Kuqezinjtë janë eliminuar nga gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve nga rivalët e qytetit Inter dhe presin të dinë se nëse luajnë në garën elitare të Evropës edhe sezonin e ardhshëm, duhet pasur ide të qarta për buxhetin e tyre të transferimeve për verën.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Milanit i duhen gjashtë ose shtatë përforcime, duke përfshirë një mesfushor qendror të ngjashëm me ish-yllin e tyre Kessie.

Po ashtu klubi dëshiron të ofrojë një anësor sulmues dhe një qendërsulmues, duke marrë parasysh që Zlatan Ibrahimoviç pothuajse me siguri do të largohet nga “San Siro” në fund të sezonit.

Paolo Maldini tha të martën se Milani duhet ‘të investojë’ për të forcuar ekipin, megjithëse kuqezinjtë nuk do të ndryshojnë strategjinë e tyre të transferimeve, duke synuar lojtarë të rinj dhe premtues që mund të zhvillohen në klub.

Megjithatë, sipas të njëjtit raport, pozicioni i Maldinit mund të jetë nën vëzhgim nëse kuqezinjtë nuk arrijnë të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Next Post

Keq e më keq për Real Madridin, Militao e trefishon epërsinë e Cityt me autogol

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.