• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milani me 1500 fitore në Serinë A, Konseisao: Ekip me karakter

10/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milani i ka dhënë fund krizës në kampionat dhe ka gjetur fitoren pas tri humbjesh radhazi. Një sukses ai i së shtunës, për të cilin “Djallit” i është dashur të djersijë shumë, në transfertë ndaj Leçes, ku triumfoi me shifrat 3-2.

konseisao

Vendësit kaluan të parët në avantazh me Krstoviç në pjesën e parë dhe goditën shtyllën, ndërsa Milani pa t’i anuloheshin dy gola në fraksionin e parë të lojës. Gimenez goditi shtyllën sapo nisi pjesa e dytë, para se Krstoviç të firmoste dopietën për skuadrën e Leçes, ku Medon Berisha ishte titullar e Ylber Ramadani u aktivizua si zëvendësues.

Por 13 minuta të çmendura ndryshuan gjithçka me Zhoao Feliks, i cili shkurtoi diferencën me një devijim me të Galos. Më pas ishte Pulisiç ai i cili barazoi gjithçka me një penallti të cilën e fitoi po vetë e në fund, përsëri amerikani përmbysi rezultatin me golin e 3-2 pas asistit të Leaos.

FJALA E TRAJNERIT – Fitorja ndaj Leçes ishte e 1500- ta për Milanin në Serinë A, pasi një shifër të tillë e kanë kapur vetëm Juventusi (1706) dhe Inter (1590). Arritjet historike kanë rëndësinë e tyre, por për Serxho Konseisaon, aspektet me interes më madhor janë të tjera.

“Kishim pak më shumë kohë gjatë javës për t’u përgatitur për këtë ndeshje, i dinim pikat e forta dhe të dobëta të Leçes dhe u përgatitëm shumë mirë, me lojtarët që u munduan për të bërë atë që kërkova. Krijuam raste, shënuam dy gola që u anuluan dhe më pas pësuam. Në pjesën e dytë po vuanim disi dhe shënuan të dytin. Më pas pas doli karakteri i lojtarëve dhe u kthyem takimin në binarët e duhur.

Në fund shkoi mirë. Për qëndrimin e ekipit dhe për punën e bërë gjatë javës, të gjithë meritojnë elozhe. Pashë një qëndrim që më pëlqeu shumë”, deklaroi tekniku i “Djallit” në lidhje me paraqitjen e ekipit të tij. Një fitore nuk zgjidh problemet dhe 50-vjeçari portugez e di më mirë se kushdo.

“Ndonjëherë nuk është qasja, është edhe kundërshtari që ka cilësi. Më pëlqen shumë të punoj në fushë, por nuk është justifikim. Agresioni ndaj Leçes ishte më i organizuar, kjo vjen nga puna në fushë. Nuk jam i lumtur sepse dolëm nga Champions, por kemi pak më shumë kohë për të punuar në këto situata dhe po e shfrytëzojmë. Mendoj se djemtë kanë karakter”, përfundoi Konseisao.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Mbappe barazon Sukerin dhe Zamoranon – ai ka nevojë për nëntë gola të tjerë për të thyer rekordin e klubit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.