Monday, 6. April 2026
Sport

Milani merr një goditje para derbit, konfirmohet një tjetër mungesë kundër Interit

GS 15/09/2023 1 Min. Lesezeit

Milani do të luajë nesër derbin kundër Interit, aty ku do të synojë të rikthehet te fitorja në derbi dhe të marrë i vetëm kryesimin e kampionatit. Por, në prag të këtij takimi, Milani ka marrë një lajm të keq nga infermieria.

kalulu tomori menja

Pierre Kalulu nuk ia ka dalë të jetë i gatshëm për Piolin, duke qenë se ka pësuar një dëmtim në kofshë pak ditë më parë dhe sot kanë qenë testet e fundit mjekësore para derbit. Rezultatet, e kanë ndaluar futbollistin që të jetë i gatshëm për takimin e nesërm dhe me shumë gjasa, do të mungojë edhe në ndeshjen e parë të Championsit.

Milani do të ketë një tjetër mungesë të rëndësishme në derbi, ku Fikajo Tomori e ka humbur takimin për shkak të kartonit të kuq që mori në takimin e fundit ndaj Romës.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: