Milani mposht Bolognan
Skuadra e Milanit ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për titull të kampionit në Itali. Milani mposhti Bolognan në udhëtim të martën mbrëma me rezultat 3:0.
Ndeshja Bologna – Milan i takoi xhiros së 23-të në Serie A të Italisë.
Golin e parë për Milanin e shënoi Ruben Loftus-Cheek në minutën e 20-të, kurse për 2:0 nga penalltia gol realizoi Christopher Nkunku.
Golin e tretë e realizoi francezi, Adrien Rabiot.
Në minutën e 72-të në vend të Luka Modriqit në fushë u inkuadrua mesfushori shqiptar, Ardon Jashari.
Me fitore, Milani është forcuar në pozitën e tretë me 50 pikë. Është pesë prikë prapa liderit Interit.
Bologna zë vendin e dhjetë me 30 pikë.
Teilen: