Milani mund t’i jepte një tjetër ngjyrë sezonit me një fitore të mundshme sot në Kupën e Italisë, por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç shpresonin kuqezinjtë të cilët u mposhtën në finale përballë Bolonjës.
Një humbje që ka kthyer përsëri urrejtjen e tifozëve kuqezinj ndaj drejtuesve të klubit, të cilët vlerësohen si fajtorët e vetëm të situatës që kanë kaluar në këtë edicion.
Kësisoj, pas vërshëllimës përfundimtare në “Olimpico”, në një anë të stadiumit ishte festa e tifozëve të Bolonjës për trofeun, ndërsa në anën tjetër, nisi kontestimi i hapur i tifozëve të Milanit.
Mbi 30 mijë tifozë të pranishëm thuajse në kor nisën thirrjet “Kardinale largohu”, apo “Kardinale duhet të shesësh”:, për të bërë të qartë pozicionimin e tyre kundër drejtuesve aktualë kuqezinj.