• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, August 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri, gati zyrtarizimi i portugezit

18/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket se ka gjetur tashmë edhe pasuesin e teknikut italian.

Media pranë klubit milanez bën me dije se i përzgjedhuri i Ibrës dhe drejtuesve kuqezi, është portugezi Paulo Fonseca, aktualisht trajner i Lille në Francë, ku ka bërë një punë mjaft të mirë.

Fonseca do të drejtojë Lille për herë të fundit nesër dhe do të provojë të sigurojë një biletë në zonën Champions, para se të largohet nga Franca, për t’u rikthyer sërish në Itali, aty ku më herët ka drejtuar Romën.

Ibra mësohet se ka pasur një telefonatë të gjatë me trajnerin portugez dhe të dy kanë rënë parimisht dakord për të nisur një bashkëpunim sezonin e ri, teksa shumë shpejt pritet edhe zyrtarizimi.

Në këtë mënyrë, Milani duket se ka zgjedhur t’i besojë një trajneri të konfirmuar në nivel ndërkombëtar, por që njëkohësisht njeh mirë edhe Serinë A, pasi ka qëndruar te Roma në periudhën 2019-2021.

Më herët 51-vjeçari ka drejtuar edhe skuadra si Shakhtar Donetsk, Braga, Porto, Pacos Ferreira, etj., teksa eksperienca te Milani pritet të jetë e dyta në Serinë A.

Next Post

VIDEO/ Duel dramatik me 4 gola dhe 3 ishë të Superiores në fushë, Matondo “drithëron” Beshiktashin e Muçit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.