Monday, 2. February 2026
Sport

Milani në Europa Ligë, Newcastle eliminohet

GS 13/12/2023 1 Min. Lesezeit

Një fitore e Milanit ndaj Newcastle United ka bërë që të dy skuadrat të eliminohen nga Liga e Kampionëve.

Milani triumfoi me rezultat 2:1, shkruan lajmi.net.

Joelinton shënoi supergol në minutën e 33-të për të hapur rezultatin.

Por, në pjesën e dytë Milani u rikthye me golin e Pulisic, derisa epërsinë e morri me anë të Samuel Chukwueze.

Me këtë rezultat Milani renditet në vendin e tretë duke rënë nga Liga e Kampionëve, derisa Newcastle United eliminohet nga kompeticionet evropiane pasi renditet e funda. /Lajmi.net/

Teilen: