• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, October 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milani në krizë

26/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në 16 muaj në krye të Milanit, Xherri Kardinale nuk e kishte gjetur kurrë veten përballë një situate kaq të komprometuar në aspektin sportiv.

Vlerësimet për Piolin kanë çuar në një konfirmim (momental), por në verë çdo skenar do të jetë legjitim.

Çdo pikë vëzhgimi, natyrisht, paraqet arsyet e veta, shpjegimet e veta dhe vlerësimet e rastit.

Të cilat zakonisht, kur gjërat nuk funksionojnë, ndryshojnë shumë në varësi të rolit.

Është një lojë partish, veç se pastaj ka nga ata që paguhen për të ekzekutuar dhe ata që investojnë, komandojnë dhe vendosin.

Numri një i “RedBird”-it i përket kësaj kategorie dhe orët e fundit u gjend në një situatë të paprecedentë.

 Deri pak ditë më parë, shqetësimet më të mëdha të Milanit kishin të bënin me stadiumin. Vonesat shqetësuese me Bashkinë e Milanos për zonën e “San Siro”-s të rënduara më tej nga komitetet qytetare bënte të detyrueshëm kërkimin për zona të tjera të përshtatshme për projektin në pritje që universi burokratik italian të zbutet.

Kardinale nuk e kishte marrë parasysh, veçanërisht pasi në tetor të vitit të kaluar i rinovoi kontratën deri në 2025 se ai do ta gjente veten duke ekzaminuar situatën personale të Piolit me vëmendje të madhe gjatë kësaj periudhe festive. Me pak fjalë, pas fitores së kampionatit pati ulje-ngritje, disa edhe serioze, por bioritmi i ekipit dhe trajnerit nuk ishte zhytur kurrë kaq poshtë. Me fjalë të tjera: iluzion dhe zhgënjim. Sfilitëse në aspektin nervor.

KËMBËNGULJE – Megjithatë, Kardinale është gjithashtu një biznesmen që nga filozofia dhe natyra nuk është mësuar të marrë këshilla emocionet. Një sasi e mjaftueshme e instinktit në jetë dhe biznes është e nevojshme, por udhëzuesi i saktë është ai i analizës objektive. Aq sa në këto orë, kur u bënë reflektimet për Piolin, një nga pyetjet ishte: në rregull, por nëse do të vendosim vërtet të ndryshonim, kush do të na siguronte që të mos rrezikonim të bëjmë më keq?

Mungesa e një alternative të vërtetë të besueshme është një nga arsyet (sigurisht jo e vetmja) për të cilën asgjë nuk do të ndodhë për momentin. Një tjetër aspekt i vendosjes së Kardinales mund të interpretohet si këmbëngulje në një projekt në të cilin ai dhe drejtuesit besuan dhe vazhdojnë të besojnë shumë.

Një tjetër, ndoshta, është vetëdija në terma të përgjithshëm se trajneri nuk e ka humbur ekipin nga pikëpamja e menaxhimit të përgjithshëm. E përkthyer, siç thonë në mënyrë banale në këto raste: nuk ka futbollistë që “luajnë kundër tij.

Next Post

Barça minimaliste, 80% e fitoreve me një gol

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.